Lajme
Apel bashkatdhetarëve në Zvicër, për mësimin plotësues
Ministri i Diasporës, Valon Murati kërkoi nga bashkatdhetarët në Zvicër, që masivisht t’i përgjigjen ftesës institucionale për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati kërkoi nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për t’i dërgojnë masvokisht fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ai tha se mësimi i gjuhës amtare vetëm sa e lehtëson mësimin e gjuhëve të huaja.
Këto komente ministri Murati i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Zvicër, me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri” (LAPSH).
Ministri Murati përpos që njoftoi bashkatdhetarët për themelimin e grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes ndërshtetërore me Shqipërinë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, duke theksuar se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht ti përgjigjen ftesës së institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe.
“Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon fëmijët që të mësojnë gjuhët e vendit pritës. Përkundrazi, mësimi i gjuhës amtare vetëm sa ndihmon në masë të madhe mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe fuqizon integrimin tuaj në shoqërinë ku jeni duke jetuar. Kjo është mesazhi që kam marrë edhe nga autoritetet federale zvicerane”, porositi ministri Murati.
Nga ana tjetër grupi i mësimdhënësve dhe prindërve të pranishëm në takim, konfirmuan se numri i nxënësve ka shënuar një ulje, mirëpo u shprehën optimistë që përpjekjet dhe përkrahja e dy qeverive do të rezultojnë në ngritjen si të nivelit ashtu edhe të numrit të nxënësve që vijojnë shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau










