Lajme
Apel i Ambasadës amerikane për qytetarët e Kosovës: Vaksinohuni!
Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.
Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.
“Me rritjen e numrave të rasteve të Kosovës, edhe nëse keni mbijetuar nga COVID19, është e rëndësishme që jeni të vaksinuar. Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe ulin ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundojë në spital”, thuhet në postimin e ambasadës.
Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.
Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 10,534 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858.
Ditëve të fundit është shënuar ngritje e rasteve të infektuarve më coronavirus. Sipas raportit të IKSHPK-së për 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 263 raste pozitive me COVID-19.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












