Lajme
Apeli funksionoi – zviceranët kanë kursyer 13% energji elektrike në shtator
Në shtator, konsumi nga familjet dhe kompanitë ishte 13 për qind më i ulët se mesatarja për të njëjtin muaj gjatë shtatë viteve të fundit
Swissgrid (operatori zviceran i sistemit të transmetimit të energjisë elketrike) ka publikuar sot të dhënat që tregojnë se familjet dhe kompanitë zvicerane gjatë shtatrit kanë konsumuar më pak energji elektrike se mesatarja e shtatorit të viteve të kaluara.
Thirrjet e Këshillit Federal për kursime vullnetare të energjisë elektrike duket se kanë qenë të suksesshme, transmeton albinfo.ch. Në shtator, konsumi nga familjet dhe kompanitë ishte 13 për qind më i ulët se mesatarja për të njëjtin muaj gjatë shtatë viteve të fundit.
Megjithatë, konsumi përfundimtar nuk përfshin, ndër të tjera, energjinë për funksionimin e termocentraleve, shkruan 20minuten.ch. Duke marrë parasysh të gjithë faktorët, konsumi total në muajin shtator u rrit me 2.3 për qind në një krahasim afatgjatë.
Sipas këtyre të dhënave, si zakonisht, Zvicra ka prodhuar më shumë energji elektrike në shtator sesa duhej – dhe e ka eksportuar atë kryesisht në Itali, por edhe në Francë. Në dimër, ajo duhet të importojë energji elektrike sepse më pas rritet kërkesa dhe ulet kapaciteti hidroelektrik.
Sipas Zyrës Federale të Energjisë, 61.5 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet. Energjia bërthamore përbën 28.9 për qind.
Në gusht, Këshilli Federal kishte dhënë këshilla të ndryshme se si duhet të kursehet energjia në muajt e ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Këshillat thoshin, veç tjerash, si vijon: Apartamenti nuk duhet të ngrohet shumë; Nëse pajisjet elektronike nuk janë në përdorim, ato duhet të fiken siç duhet, mundësisht me një rrip elektrik; Nëse e lëshoni ujin vetëm për një kohë të shkurtër, për shembull për të larë dhëmbët ose për të larë duart, përdorni ujë të ftohtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














