Fun
Aplikacionet mobile sollën 89 miliardë dollarë më 2016
Firma amerikane “App Annie”, e cila merret me analiza në fushën e aplikacioneve mobile, të dhënat për kërkesat e tregut për vitin e kaluar, thotë se rritja është dukshëm më e lartë në krahasim me vitin 2015.
Aplikacionet mobile gjatë vitit të kaluar në gjithë botën dhe në të gjitha dyqanet e aplikacioneve sollën të ardhura totale prej 89 miliardë dollarësh. Nga kjo, 35 miliardë vijnë nga shitjet në dyqanet zyrtare të aplikacione, si “App Store” dhe “Google Play”, ndërsa të ardhurat e mbetura shkuan për reklamat dhe burime të tjera të të ardhurave. Do të thotë, 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e kësaj shume janë arritur nëpër dyqanet e “Apple”-s dhe një e treta nëpër dyqanet e “Google”-s.
Gjithashtu, numri i shkarkimeve të aplikacioneve në dy dyqane të mëdha në “App Store” dhe “Google Play” është në rritje. Më 2016, 90 miliardë aplikacione janë shkarkuar, me rritje vjetore prej 15 për qind.
Po ashtu vitin e kaluar konsumatorët në mbarë botën me pajisjet e tyre kanë shpenzuar rreth 900 miliardë orë, rreth 150 miliardë orë më shumë se vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit











