Bota
“Apple”, me 876 miliardë dollarë, kompania më e shtrenjtë në botë
Nga kompanitë zvicerane, me vlerën e bursës prej 264 miliardë dollarësh, “Nestle” është e 18-ta në botë dhe e dyta në Evropë
Në mesin e 100 kompanive më të shtrenjta, ose të kuotuara më së larti në bursat botërore, vetëm 3 janë nga Zvicra. Më së larti në këtë listë është ranguar koncerni i madh zviceran i industrisë ushqimore “Nestle”. Me vlerën e bursës prej 264 miliardë dollarësh, “Nestle” është kompania e 18-të në botë dhe e dyta në Evropë, thuhet në një informatë të publikuar nga ndërmarrja konsultative EY, transmeton albinfo.ch.
Nga kompanitë zvicerane, në mesin e 100 më të shtrenjtave janë radhitur edhe dy kompanitë e njohura farmaceutike, “Roche”, në vendin e 31-të me 213 miliardë dollarë vlerë dhe “Novartis” në vendin e 37-të e cila kushton 195 miliardë dollarë.
Vendin e parë në Evropë dhe të 17-tin në botë për nga vlera e zë kompania holandeze e naftës “Royal Dutch Shell”, me 276 miliardë dollarë.
Ndërsa vetë kreun prej 10 vendeve të kësaj rangliste vazhdojnë ta popullojnë kompanitë amerikane dhe aziatike (nga këto të dytat, kryesisht kineze). Kështu, në vendin e parë, me vlerën 876 miliardë dollarë është edhe këtë vit kompania Apple, transmeton albinfo.ch. Pas saj vjen Google (Alphabet) dhe e treta është Microsoft.
Në Top-100-shin e kompanive më të vlefshme në botë hyjnë 54 nga Amerika e Veriut (SHBA dhe Kanadaja), 24 nga Evropa dhe 22 nga Azia. Por në mesin e 10 të parave ka vetëm kompani amerikane dhe aziatike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme













