Shkurt.ch
Apple paguan për kopjimin e orës zvicerane
Apple ka përdorur për iPhone dhe iPad, dizajnin e orës së hekurudhave zvicerane SBB
Tashmë do të ketë një dëmshpërblim për hekurudhat e Zvicrës.
Apple ka konfirmuar se do të paguajë për vjedhjen e orës së SBB-së.
“Hekurudhat zvicerane SBB dhe Apple kanë arritur një marrëveshje për përdorimin e dizajnit të orës së stacionit të SBB-së për pajisjet si iPad dhe iPhone. Kjo çështje është rregulluar ndërmjet SBB dhe Apple edhe sa i përket licencës”, u bë e ditur sot nga SBB-ja.
“Ne jemi të kënaqur me këtë zgjidhje,” tha zëdhënësi i SBB-së Christian Ginsig.
Por mbetet enigmë sa sa është paguar dizajni i orës së SBB nga Apple. Të dy palët kanë rënë dakord që të mos zbulohet ky detaj.
Ora zvicerane, një simbol disa-vjecarë, është në formën e planetit dhe ka akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe.Ora simbol e hekurudhave zviceranë SBB që ndodhet në cdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944.
Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identiteti të këtyre hekurudhave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











