Lajme
Arbana Xharra rrahet brutalisht
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj
Arbana Xharra, ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, e cila pak ditë më parë ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, është rrahur sonte brutalisht në një parking në Prishtinë. Siç shkruan gazetaexpress.com dhe mediat tjera të Prishtinës, Arbana, para se të vinte në Prishtinë, ishte e ftuar e Turijan Hyskajt në emisionit të tij Oktapod, në televizionin Visionnplus, në Tiranë.
Arbana Xharra ka marrë ndihmën e parë në QKUK në Prishtinë.
Ndërkohë, Koha.net merr vesh se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabile. Një gazetar i saj ka qenë në QKUK për të marrë informata mbi rastin.
Në spital kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













