Integrimi
Arbër Bullakaj mund të bëhet deputeti i parë federal me rrënjë shqiptare, në Zvicër
Në zgjedhjet e fundit federale, ato të vitit 2019, ai arriti vendin e parë zëvendësues. Nëse zgjidhet ai bëhet shqiptari dhe ballkanasi i parë deputet
Doajeni i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Paul Rechsteiner, pas 36 vitesh në parlament, ka njoftuar tërheqjen e tij nga Berna federale në fund të vitit. Si rezultat, “hyn në ring” Barbara Gysi për të mbrojtur vendin e partisë së saj në Dhomën e Kantoneve (Ständerat), transmeton albinfo.ch. Nëse ajo fiton kundër konkurrentes, vendi i saj në Dhomën Nacioanle do të jetë vakant – dhe kështu do të bëhet ndërrimi i brezit.
Tani, Arber Bullakaj është në pritje. Sipërmarrësi i IT-së dhe ish-deputeti i qytetit të Wilit (nënkryetar i SP-së në nivel kantoni) konsiderohet një talent politik. Prej vitesh ai punon drejt synimit për të bërë politikë në nivel kombëtar, shkruan gazeta St.Galler Tagblatt.
36-vjeçari me rrënjë kosovare tashmë ka kandiduar dy herë për një vend në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, duke mos arritur të zgjidhej. Por në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2019, ai arriti vendin e parë zëvendësues. Dhe, a do të ngjitet tani ai në vendin e synuar më parë?
Përgjigja e Bullakajt vjen menjëherë: “Sigurisht që nuk do të hezitoja. Një vend në Dhomën Nacionale është tepër i rëndësishëm që të mund të refuzohet”, transmeton albinfo.ch. Sidomos për dikë si ai, që mishëron historinë tipike të migrimit në Zvicër.
“Do të ishte një satisfaksion për punëtorët sezonalë të viteve 70, 80 dhe 90, të cilët tani shohin se fëmijët e tyre falë përkushtimit dhe durimit të tyre mund të përfshihen edhe në organin më të lartë legjislativ në Zvicër. Në përgjithësi do të ishte një kënaqësi pas dekadave të politikës së përjashtimit të SVP ndaj popullsisë migrante».
Mundësia për të ndihmuar në formësimin e politikës e motivon atë, thotë Bullakaj, baba i dy fëmijëve.
“Në Kuvend sot merren vendime se çfarë do të prekë popullsinë nesër. Prandaj është e rëndësishme që këto vendime të shqyrtohen mirë dhe jo vetëm për të mirën e disave”.
Në parlamentin aktual sipas Bullakajt, mungon larmia e perspektivave, përcjell albinfo.ch. Me përvojën dhe historinë e tij, ai do të ndriçonte çështjet ndryshe, do të sillte ide të reja – me të Parlamenti do të ishte jo vetëm më i ri, por edhe “më inovativ dhe i larmishëm”.
Ndërsa në një postim të tij në fb, Bullakaj u drejtohet lexuesve dhe miqve të tij duke numëruar 5 argumente për hyrjen e tij në parlament.
“Po sikur Barbara Gysi të zgjidhej në këshillin e përfaqësuesve (në Senat)? Atëherë do të kishim një risi në Zvicër nga shumë aspekte:
1. Për herë të parë në historinë e Zvicrës në parlament do të ishte një perosn me rrënjë shqiptare (apo edhe ballkanike) (pasi une do të hyja automatikisht)
2. Do të ishte një pasardhës i punëtorëve sezonalë në Këshillin Kombëtar. Kështu, ky status çnjerëzor tani do të merrte një kthesë pozitive. Kuazi një kënaqësi për punën e palodhur të punëtorëve sezonalë dhe bashkëshortet e tyre të detyruara të jetonin ndaras dhe t`i rrisnin vetë fëmijët në vendin e tyre
3. Këshilli Kombëtar (Dhoma Nacionale) do të ishte më i ri dhe më inovativ
4. Këshilli i Shteteve (Dhoma e Kantoineve ose Senati) do të ishte më femëror
5. Këshilli Kombëtar do të pasqyronte më mirë diversitetin e popullsisë (aktualisht është më shumë si një këshill i të privilegjuarve)”.
I kontaktuar nga albinfo.ch, Bullakaj konfirmon ambicien e tij të drejtë për tu bërë pjesë e parlamentit. Por, shton ai, ka edhe ca kohë deri atëherë. Raundi i parë i zgjedhjes për Senat, (ku kandidon Barbara Gysi) është më 12 mars 2023 ndërsa i dyti, nga fundi i prillit 2023.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër















