Lajme
Arbneshët e Zarës, urë mes shqiptarëve dhe kroatëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në manifestimet kulturore “Arbanasi 2015 në Zarë. Murati nderoi edhe abreshët e vjetër dalmatë
Arbneshët e Zarës janë ura me e mirë në mes të shqiptarëve dhe kroatëve duke nënvizuar rolin e madh për letërsinë, kulturën dhe shkencën shqiptare të Josip Relës, Aleksandër Stipçeviqit e të tjerëve. Kështu deklaroi ministri i Diasporës, Valon Murati qëndroi për një vizitë pune në Kroaci.
Gjatë kësaj vizite, në të cilën ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës Shkëndije Geci-Sherifi, ministri Murati mori pjesë në manifestimet kulturore Arbanasi 2015 në Zarë. Murati ishte prezent në promovimin e librit në kroatisht të studiuesit italian të shekullit të 19 Tulijo Ebertit “Kolonija e Shqiptarëve e Arbanasit pranë Zarës”.
Sipas një komunikate për media, Murati mori pjesë edhe në sesionin shkencor albanologjik që u mbajt në Zarë me pjesëmarrjen e studiuesve nga Kosova dhe Kroacia.
Në këtë sesion u promovua edhe vepra letrare e Shime Deshpalit në të folurën arbneshe, botimi i së cilës u financua nga Ministria e Diasporës.
Ministri Murati mori pjesë edhe në manifestimin kulturor të organizuar nga bashkësia e shqiptarëve në Zarë me nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe si dhe vizitoi kursin e gjuhës arbneshe në Arbanas. Në fund të aktivitetit, ai mori pjesë në manifestimin kulturor të arbneshëve të organizuar nga shoqata kulturore e arbanasve “Vicko Zmajeviq”, e cila së bashku edhe me bashkësinë shqiptare të Zarës ishin organizator të këtij manifestimi.
Në këto manifestime merrnin pjesë edhe një delegacion i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës me në krye dekanin e këtij fakultetit prof.dr. Sedat Kuqin.
Gjatë kësaj vizite ministri Murati me delegacionin nga Kosova në varrezat e qytetit të Zarës nderuan shkrimtarin Josip Rela dhe të rënët në luftën e Kroacisë në mesin e të cilëve kishte edhe dëshmorë shqiptarë, raporton Albinfo.Ch.
Gjithashtu ministri kosovar u prit edhe në bashkinë e qytetit të Zarës dhe së bashku me delegacionin nga Kosova edhe në Universitetin e Zarës. Temat kryesore gjatë këtyre takimeve kanë qenë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, integrimi i bashkësisë shqiptare në Kroaci, promovimi dhe ruajtja e të folurës dhe kulturës arbneshe si dhe ndërmarrja e hapave konkret për të filluar studimet albanologjike në Universitetin e Zarës dhe studimet e kroatistikës në Unviersitetin e Prishtinës.
Gjatë vizitës në Kroaci, ministri Murati bashkë me ambasadoren Sherifi-Geci ishin për një takim pune me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare edhe në Rjekë, ku u njoftuan me punën e bashkësisë shqiptare dhe përpjekjet e tyre për ta organizuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe, për aktivitetet e ndryshme kulturore si dhe për të qenë aktiv në jetën publike dhe shoqërore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










