Kosova
Arbnor Spahiu pas lirimit nga burgu i Serbisë: Jam mirë, më i fortë se kurrë
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se akuzat ndaj tij ishin pjesë e një “procesi plotësisht politik dhe të padrejtë”.
Ai ka deklaruar se është mirë dhe se e ka përballuar me forcë periudhën e vështirë të paraburgimit, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e marrë nga familja, miqtë, bashkëfshatarët, ish-kolegët e Policisë së Kosovës, institucionet vendore dhe shqiptarët kudo që jetojnë.
“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve dhe lumturinë për lirimin tim nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, ka shkruar ai, duke theksuar se liria e tij ka sjellë emocion të madh tek të gjithë ata që e kanë mbështetur. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Cyrih/Vjenë
Trenat e rinj të natës lidhin Cyrihun me Vjenën "Nightjet" prezanton gjeneratën e re të trenave me kabina moderne, shtretër fiks dhe më shumë privatësi... -
Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër -
Zvicra renditet ndër vendet më të dobëta në Evropë për luftën kundër duhanit -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt














