E-Diaspora
Ardian Bujupi në turne në Kosovë
Këngëtari me rrënjë shqiptare nga Kosova, Ardian Bujupi ka paralajmëruar një turne koncertesh gjatë verës në disa qytete të Kosovës
Ardiani Bujupi, i cili u bë i njohur në spektaklin e talenteshout “Deutschland Sucht Den Superstar”, gjatë qëndrimit në Kosovë ka plafikuar një vizitë edhe në familjen Jashari, bashkë me ekipin e tij që do të udhëtojë nga Gjermania.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare menaxheri i tij, Egzon Krasniqi.
“Ardiani përpos koncerteve, ka edhe një arsye tjetër të madhe që e ka shtyrë të jetë prezent në Kosovë. Ai do ta vizitojë familjen Jashari, dhe në këtë vizitë atë do ta shoqërojnë edhe disa media gjermane bashkë me kompaninë e tij”, tha Krasniqi.
Gjatë pushimeve të mërgimtarëve në muajin korrik dhe gusht, Ardiani do të performojë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe shumë qytete të tjera të Kosovës.
Ardian Bujupi ka lansuar së fundi bashk me Dj Dalool hitin “Penthouse”, kurse një këngë tjetër hit ai e ka pralajmëruar gjatë muajit korrik
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë











