Kultura
Ardiani siguron vendin në katërshen e madhe
Me gjithë kritikat nga Dieter Bohlen, për Ardianin ka votuar një numër i mjaftueshëm i shikuesve
Ardian Bujupi ia ka dalë që të kalojë edhe një barrierë, në rrugën për titullin e më të mirit në garën për këngëtarë “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS 2011).
Kësaj radhe, për paraqitjen e tij të mbrëmshme, krahas lëvdatave, këngëtarit të ri shqiptar nga Gjermania i është dashur të dëgjojë edhe kritikë nga shefi i jurisë Dieter Bohlen. Mirëpo, për Ardianin kanë votuar numër i madh i shikuesve, të cilët i kanë siguruar atij pjesëmarrjen në katërshen e këngëtarëve të përzgjedhur nga e gjithë hapësira gjermanishtfolëse.
Nga garat e mëtejme është diskualifikuar këngëtari i ri , 16 vjeçar, Bastian Wurth. Ndërsa përpara shkojnë, krahas Ardian Bujupit edhe: Sarah Engels, Marco Angelini dhe Pietro Lombardi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












