Muzikë
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
"Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të thotë shtëpi (Heimat: vendlindje ose atdhe)..."
“Kërce pak ” („tanz bitzli“) është një eksplorim lëvizës muzikor mbi temën e atdheut, vendlindjes. “Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të thotë shtëpi (Heimat: vendlindje ose atdhe). Pyetjes: a `është më mirë këtu apo atje?`i jemi përgjigjur gjithmonë me buzëqeshje, por pyetja mbetet pa përgjigje edhe sot e kësaj dite. Në vend që të shqetësoheshim për këtë, vendosëm t’u përkushtoheshim gjërave që na bëjnë të ndihemi si në shtëpinë tonë – në shtëpinë e artit”. Kështu e shtjellon Ariana Qizmolli, koreografe dhe valltare e njohur me prejardhje nga Kosova, shfaqjen që do ta japë më 24 nëntor në festivalin e vallëzimit, “Tanzfestival 2024”, në Winterthur.
Vendi: Theater am Gleis, Untere Vogelsangstrasse 3, 8400 Winterthur
Koha: 18:30 Uhr – 21:00 Uhr, 24 nëntor
Ariana, e lindur në Frauenfeld (TG) në vitin 1998) është valltare dhe koreografe mjaft aktive në skenën e pavarur në Cyrih. Ajo është e bija e Agim Qizmollit, këngëtar dhe instrumentist i njohur nga Kosova, i cili jeton prej shumë vitesh në Zvicër.
Ariana ndihet më rehat në stile të ndryshme vallëzimi rruge, por i pëlqen t’i ripërziejë ato me cilësitë e bashkëkohores. Ajo punon për revistën online “BABA NEWS” që nga viti 2023 dhe mban rregullisht seminare në shkolla të ndryshme me temën “Ndaloni gjuhën e urrejtjes”.
Pos pjesëmarrjes në festivalin e përmendur, ajo, vetëm dy javë më vonë do të jetë sërish e pranishme në një skenë të qytetit Winterthur. “Rrugët për të dalë nga dhuna” (“Wege aus der Gewalt”) – tri këndvështrime nga Jessica Jurassica, Mia Nägeli dhe Ariana Qizmolli, është pjesa që do të shfaqet më 8 dhjetor, nga ora 16:00, në “Salzhaus”, Untere Vogelsangstrasse 6, 8400 Winterthur.
Ariana Qizmolli ka përfunduar trajnimin në “Shkollën e Lartë Profesionale për vallëzim Skenik Bashkëkohor dhe Urban” në Cyrih në vitin 2019. Para kësaj, ajo kishte përfunduar kursin certifikues në “Zürcher Tanz Theatre Schule” gjatë viteve të shkollës së mesme.
Ariana tashmë ka marrë pjesë në shfaqje si vallatre me emra të njohur, si: Jochen Heckmann, Luca Signoretti, Marco Volta, Olivia Marinoni, Nadine Sieber, Adriana Mortelliti, Rafael Smadja, James Wilton dhe Paula Lansley.
Ariana jeton dhe punon si kërcimtare e pavarur në Cyrih dhe Frauenfeld dhe jep mësim në shkolla të ndryshme kërcimi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Nëntor 2024
- Ora16:30
- Lokacioni"Salzhaus", Untere Vogelsangstrasse 6, 8400 Winterthur.
- Data e përfundimit24 Nëntor 2024 - 19:00
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













