Lajme
Arid Uka është stërvitur në kampet islamike në Bosnjë?
Deri tash mendohej se Uka është një fanatik i izoluar islamik, i cili për veprimet e tij është frymëzuar vetëm nga propaganda e internetit
Para gjykatës së lartë të landit, në Frankfurt vazhdon sot procesi gjyqësor kundër shtetasit gjerman me prejardhje kosovare Ardid Ukës, të akuzuar për atentatin e kryer para një viti në Aeroportin e Frankfurtit.
Në seancën e sotme pritet deklarata e një gazetari, në cilësinë e dëshmitarit, i cili thotë të ketë dëshmi se Arid Uka ka kryer stërvitje në një kamp islamik në Bosnjë.
Nga rrjedha e deritashme e procesit gjyqësor ka mundur të dëshmohet vetëm se Uka është një fanatik i izoluar islamik, i cili për veprimet e tij është frymëzuar vetëm nga propaganda e internetit.
Trupi gjykues mendon se pranimi i dëshmive duhet të përfundojë, pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, njofton dpa.
Në fillim të procesit, Arid Uka kishte pranuar se para 11 muajsh, në Aeroportin e Frankfurtirt ka vrarë dy ushtarë amerikanë dhe ka plagosur rëndë edhe dy të tjerë. Sipas akuzës, në këtë atentat mund të kishte pasur edhe më shumë viktima sikur Ukës të mos i bllokohej arma.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?













