Sport
Arlind Ajeti në Seria A
Ekipi italian “Frosinone” nuk ka mund ta kapërdijë humbjen e thellë që Interi ia shkaktoi të dielën e kaluar duke e mundur 4-0. Për këtë ata menjëherë kanë filluar negociatat më futbollistin e kombëtares shqiptare Arlind Ajetin.
Ajeti që nga vera e kaluar është pa skuadër, pasi që ish klubi i tij Bazeli nuk shprehi dëshirën për të ia zgjatur kontratën. Javën e kaluar ai ishte afër për t’u transferuar në St.Gallen, por në momentet e fundit gjithçka dështoi, njofton “albinfo.ch”.
Megjithëkëtë sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar pritet që gjatë ditës së martë të arrin marrëveshjen.
“Gazzeta dello Sport” e quan 99% punë të kryer transferimin e mbrojtësit shqiptar te skuadra italiane.
Sipas mediave, Arlind Ajeti do të firmos kontratë deri në fund të muajt qershor të vitit 2016 me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komun Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim











