Futboll
Arlind Morina tregon rrugën e vështirë për t’u bërë trajner i futbollit në Austri
I lindur në Kosovë, Arlind Morina është trajner i futbollit në skuadrën SC Columbia Floridsdorf për grupmoshat e reja në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë
Edhe pse si futbollist nuk i shkoi gjatë për shkak të një lëndimi që mori sa ishte pjesë e skuadrës kosovare, Besa e Pejës, Morina asnjëherë nuk u largua nga futbolli, ndonëse e kishte në gjak.
“Sa isha te klubi i Besës së Pejës, pësova një lëndim, i cili më detyroi të largohesha nga sporti më i bukur”, ka thënë Morina.
Pasi nuk arriti të luante më futboll, Morina nuk iu nda asnjëherë sportit dhe kështu përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë. Me pas ai u largua nga Kosova në drejtim të shtetit të Austrisë, për ta përfunduar Masterin në po të njëjtin drejtim.
Edhe pse nuk e kishte menduar asnjëherë që një ditë mund të punonte si trajner i futbollit, Morina mori një ofertë nga kolegu i tij, Daniel Klein, i cili e ftoi kosovarin te shkolla e tij e futbollit. Duke dashuruar futbollin, Morina nuk mendoi gjatë dhe pranoi punën.
Gjatë kësaj kohe ai përfundoi me sukses edhe tri kurse të trajnerit: “Trajner për fëmijët”, trajner për të rritur dhe licencën e UEFA-s B.
Morina ishte pjesë edhe e skuadrës së njohur në Vjenë, Rapidin e Vjenës. Aty ai qëndroi me grup moshat U12 dhe U14, si dhe në ekipin “Special Needs Team” (me aftësi të kufizuara).
Sukseset e Arlind Morinës nuk munguan si trajner i futbollit: Në Graz ai fitoi titullin me ESK Graz për grup moshat U9 ku edhe atë vit u zgjedh trajneri i sezonit.
Të ardhmen Morina e mendon si një trajner profesionist, që një ditë ta ketë edhe licencën e UEFA-s A dhe të punojë për ndonjë skuadër të madhe me nivele ndërkombëtare.
“E ardhmja ime është e thjeshtë, dua që të përfundoj kursin e UEFA-s A, dhe në fund UEFA Profi. Gjithashtu shpresoj shumë që në një të ardhme të afërt ta menaxhoj edhe ndonjë skuadër të nivelit të lartë dhe me përmasa të nivelit evropian”, shtoi kosovari.
Pra, si çdo trajner edhe Morina ka ëndërr që një ditë ta menaxhojë skuadrën e tij të zemrës, skuadrën italiane, Inter.
P:S: Artikulli fillimisht është botuar në revistën albinfo.at
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













