Sport
Armando Sadiku kalon në ekipin e Vaduz-it
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka marrë një vendim të vështirë në karrierën e tij.
Ai është transferuar nga FC Zurich në ekipin e Vaduz, në ekipin që lufton për mbijetesë në superligën zvicerane. Sulmuesi shqiptar ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë vetëm që të jetë lojtar standard dhe me këtë t’ i plotësohet ëndrra e tij për të luajtur me Shqipërinë në kampionatin evropian në “Franca 2016”.
“Sot nis një eksperiencë e re 6-mujore për mua me skuadrën e Fc Vaduz! I gëzuar për këtë zgjedhje dhe nga dëshira për të luajtur rregullisht dhe për të dhënë më të mirën time për këta gjashtë muaj. Në këtë mënyrë mund të jem akoma me fit në qershor “Euro 2016””, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Pak ditë më parë trajneri Ganni de Biasi tha se asnjë futbollist pa skuadër nuk do të luajë për kombëtaren shqiptare në “Euro 2016”.
Në 51 ndeshje zyrtare me Fc Zurich, Sadiku ka shënuar 14 gola.
Albinfo.ch
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës Pas vdekjes së një foshnje të porsalindur që kishte konsumuar një formulë për foshnje Nestlé, zyra... -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut -
Zjarr në burgun e Bernës, evakuohen të burgosurit nga disa qeli -
Studimi: Shoferët në Gjenevë humbin mesatarisht 141 orë në trafik çdo vit











