Kosova
Armatimi i konfiskuar nga Policia e Kosovës në Veri u gjet në pronat e dy serbëve të kërkuar për rastin e Banjskës
Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar operacion në veri, ku ka bastisur dy vende dhe ka gjetur armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera pasi “bastisja ende s’ka përfunduar”.
Në këtë aksion Policia ka kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.
Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit të Policisë, njëri lokacion nga ku u konfiskuan armët ishte afër vendit të njohur si “Tre Rokaqiejt” i lidhur me Radojeviqin, ndërsa tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve” i lidhur me Cvetkoviqin.
Operacioni u zhvillua “në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe qytetarët”.
Policia pati aksion edhe të enjten në veri. Në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut kapi granata dore e armë të gjata. Një person u arrestua.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










