Lajme
Armët e Skenderbeut kthehen në Vjenë
Pas 45 ditëve që nga ardhja, armët tashmë janë paketuar dhe do të dërgohen në Vjenë
Gjatë dy muajve të ekspozimit të armëve të Skenderbeut në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës është shënuar një rekord vizitorësh, si asnjëherë më parë gjatë 32 vjetëve të këtij institucioni.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Luan Malltezi, bëri të ditur për mediat e Tiranës se fluksi i vizitorëve nuk ka munguar as në ditën e fundit të ekspozimit të shpatave dhe përkrenares së Skënderbeut, ndërkohë që në total numri i vizitorëve është rreth 1 milionë e 700 mijë.
Pas 45 ditëve që nga ardhja, armët tashmë janë paketuar dhe do të dërgohen në Vjenë.
Armët e Skenderbeut u rikthyen në Shqipëri pas 500 vjetësh. Ekspozita e armëve u çel me një ceremoni të veçantë me 10 roja nderi në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, dy prej të cilëve të veshur me veshje të Gardës historike të Skënderbeut.
Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.
Armët e Skënderbeut erdhën në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u cilësuan si një nga ngjarjet më të rëndësishme në kuadër të këtij jubileu. Prej vitit 1806 ato ndodhën në Muzeun Perandorak në Vjenë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











