Lajme
Armët e Skënderbeut mbërrijnë në Shqipëri për 100-vjetor
Pas më shumë se 4 shekujsh pritet të ekspozohen nën masa të rrepta sigurie në muzeun e Tiranës
Shpata, përkrenarja, një thikë e Skënderbeut, një pikturë në vaj, që paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve dhe një pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing erdhën sot nga Austria në Shqipëri, raportojnë mediat e Tiranës.
Pas më shumë se 4 shekujsh pritet të ekspozohen nën masa të rrepta sigurie në muzeun e Tiranës.
Ato do qëndrojnë në Shqipëri vetëm për festimet e 100-vjetorit. Armët e Skënderbeut do të ekspozohen për herë të parë në datën 22 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, për publikun e gjerë.
Ekspozita “Armët e Skënderbeut në Shqipëri” do të qëndrojë deri në datën 13 janar në Muzeun Historik Kombëtar.
Armët e Skënderbeut, pjesë e fondit të Muzeut të Historisë së Artit në Vjenë, ekspozohen për herë të parë në Shqipëri, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Pak ditë më parë erdhi nga Vatikani edhe “Meshari i Gjon Buzukut” libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, i cili u ekspozua në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në kuadër të 100-vjetorit.
Skënderbeu, lindi në vitin 1405 në Mat dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Krujë. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Ai arriti që për 25 vjet ta mbroj Shqipërinë nga perandoria e atëhershme Osmane, ndërsa pas vdekjes armët e tij u morën në Itali nga djali Gjoni dhe gruaja Donika.
Nga të gjitha ato që na kanë mbetur prej Skënderbeut janë vetëm katër objekte: dy shpata, një helmetë veneciane dhe një libër lutjesh. Pas pasi kishin kaluar në duart e shumë fisnikëve që nga shekulli i 15-të, arme e Skënderbeut helmeta dhe shpatat, janë të shfaqura në Koleksionin e Armëve dhe Armaturave në Neue Burg në Vjenë dhe që nga viti 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












