Kosova
Arrestime pas denoncimit të profesorit të shkencave islame për haraç
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.
Hashani po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj Mustafa Bajramit, përcjell Albinfo.ch.
“Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.
Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.
Sot gjatë ditës, Mustafa Bajrami njoftoi përmes profilit të tij në “Facebook” se dikush i ka kërkuar haraç 35 mijë euro, ose do t’i shkonte koka.
Ky është postimi i tij i plotë:
“LAJMËRIM PUBLIK!
HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!
(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)
Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.
I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.
Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual Dioqeza e Bazelit po përballet me një rast të ri të dyshuar për abuzim. Dy priftërinj... -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër -
20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026: Pjesëmarrësit shqiptarë, me rezultate të shkëlqyera -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh














