Lajme
Arrestime për trafikim të migrantëve përmes “Rrugës Ballkanike”
Autoritetet në Austri kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh, që kishin sjellë në shtet qindra migrantë përmes Ballkanit.
Policia në provincën Lower të Austrisë tha më 27 nëntor se në ditët e fundit, 15 trafikantë – shtetas të Moldavisë, Ukrainës dhe Uzbekistanit – u arrestuan gjatë kontrolleve në disa vetura të dyshuara, por edhe në një hotel në Vjenë.
Personat e arrestuar dyshohet se kishin trafikuar migrantët dhjetëra herë. Ata besohet se kishin transportuar migrantët me vetura dhe furgonë nga kufiri ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë përmes Sllovakisë dhe Çekisë, deri në pjesën verilindore të Austrisë, tha policia.
Shumica e migrantëve ishin nga Libani, Egjipti dhe Siria dhe qëllimi i tyre kryesor ishte që të arrinin në Gjermani.
Ky rrjet trafikantësh besohet se kishte transportuar mbi 700 persona, duke marrë 4,000-5,000 euro për person për çdo udhëtim deri në Austri. Policia tha se ky grup kishte përfituar mbi 2.5 milionë euro nga trafikimi i migrantëve.
Trafikantët besohet se ishin rekrutuar në shtetet e tyre të lindjes përmes njoftimeve në rrjetet sociale, ku ofroheshin punë si shoferë me pagë mujore prej 2,000 deri në 3,000 euro, tha Policia austriake.
Autoritetet thanë se operacioni i trafikimit të njerëzve tregoi se e ashtuquajtura “Rrugë Ballkanike” është mjaft aktive dhe shumë e rrezikshme për migrantët, pasi një numër migrantësh vdiqën gjatë këtij viti.
“Për shkak të nivelit të lartë të aktivitetit në Ballkan, atje gjithmonë ka situata shumë të rrezikshme. Nganjëherë migrantët duhet të qëndrojnë me orë të tëra në furgonë që kanë pak ajër”, tha Gerald Tatzgern, shef i zyrës kundër trafikimit të njerëzve në Policinë austriake.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër Gratë janë më të prekura, ndërsa për burrat rreziku më i lartë mbetet kanceri... -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026? -
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër -
Berna nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur ligjin e Airbnb-së












