Kosova
Arrestimi dhe dëbimi i turqve me pasoja për Kosovën
Florian Bieber, ekspert i Ballkanit në Universitetin e Grazit në Austri, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti mund të ishte i dëmshëm për Kosovën, një vend që po përpiqet të ndërtojë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian
Kosova do të hetojë ekstradimin e gjashtë të dyshuarve të lëvizjes së Fethullah Gylen, FETO. Operacioni mund të ketë pasoja për vendin, pasi Kosova kërkon të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urdhëroi të shtunën një hetim për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në një operacion, që ai thotë se ishte urdhëruar pa dijeninë e tij.
Ankara pretendoi se gjashtë burrat ishin anëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit, klerikut turk me qëndrim në SHBA.
Grupi përfshiu pesë mësues nga një shkollë e Gylenit dhe një mjek, të cilët u ekstraduan të enjten në Turqi në një operacion për ekstradim nga Ministria e Brendshme e Kosovës dhe shërbimi i spiunazhit (AKI) së bashku me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), shkruan DW.
Pas një takimi urgjent me personelin e sigurisë kombëtare, Haradinaj përsëriti se ai nuk ishte informuar për operacionin, gjë që e ka shtyrë të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
“Ata ishin të detyruar të më informonin (për dëbimin), ata nuk e kishin bërë këtë, ata nuk kishin besim të mjaftueshëm për ta ndarë rastin me mua, prandaj nuk u besoj më shumë atyre, ata kanë humbur besimin tim”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj tha se ai kishte urdhëruar secilën prej institucioneve të përfshira që “të angazhohen plotësisht në sqarimin e përgjegjësive institucionale, shkeljeve të mundshme kushtetuese dhe ligjore dhe menjëherë të ndërmarrin hetime gjithëpërfshirëse dhe të detajuara”.
Turqia fajëson Gylenin për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 në Turqi, një veprim që lëvizja e tij e ka mohuar.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se ai ishte ‘i pikëlluar’ nga se Haradinaj e kishte shkarkuar premten ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për deportimin e gjashtë shtetasve turq pa lejen e tij.
Erdogan tha se Haradinaj do ta paguajë për veprimet e tij.
“Që kur keni filluar të mbroni ata që punuan për të bërë një grusht shteti kundër Republikës Turke?”, tha ai.
Turqia e ka quajtur lëvizjen Gulen një organizatë terroriste, qëllimi i së cilës është të rrëzojë qeverinë.
Florian Bieber, ekspert i Ballkanit në Universitetin e Grazit në Austri, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti mund të ishte i dëmshëm për Kosovën, një vend që po përpiqet të ndërtojë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.
“Sigurisht që do të dëmtojë Kosovën, si për të hedhur dyshime mbi sundimin e ligjit dhe autoritetin politik, dhe për bashkëpunimin me një regjim që është autoritar dhe gjithnjë e më antagonist ndaj BE”, tha Bieber për Reuters.
Ndaj arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq ka reaguar edhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Right Watch” (HRW).
“Përveç arrestimeve të diskutueshme, ata u dërguan në një vend ku ata përballen me një rrezik serioz të torturës”, tha HRW në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











