Kosova
Arrestimi i rusit përkeqëson raportet mes Qeverisë dhe UNMIK-ut
Arrestimi i shtetasit rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga autoritetet e Kosovës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Prishtinës zyrtare dhe misionit të UNMIK-ut.
Mikhail Krasnoshchenkov ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri të vendit. Ai më pas ishte liruar, ngase kishte imunitet diplomatik, përkundër akuzave për të cilat kishin folur presidenti dhe kryeministri i Kosovës, se zyrtari rus i UNMIK-ut ishte kamufluar nën petkun e UNMIK-ut në kundërshtim të veprimeve ligjore të institucioneve të Kosovës.
Ndonëse ishte liruar, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur atë si person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”.
Mediat në Beograd kanë raportuar për një takim mes shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me rastin e arrestimit të shtetasit rus, punonjës i UNMIK-ut. Në administratën e UNMIK-ut nuk kanë ofruar detaje rreth këtij takimi, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Por, të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj, e kishte quajtur adresë të gabuar Beogradin për t’i diskutuar këto çështje.
Ai po ashtu ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision, siç thotë ai, po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.
“Misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës. Është zyra e saj në veri që bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












