Kosova
Arrestimi i shqiptarëve nga Serbia, Kosova kërkon ekstradimin e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se me arrestimin e qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe, po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Serbia nuk është rrezik vetëm për Ballkanin, por edhe për qytetarët e saj. Është rasti me liderin opozitar serb, Nikola Sanduloviq. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe. Mënyrat dhe sjelljet jodemokratike pasqyrojnë atë që ndodh në Serbi. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike mes Serbisë dhe Kosovës. Ata [Serbia] janë gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, në Serbi, më 5 janar, duke thënë se përveç tij, edhe një qytetar tjetër i Kosovës po mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë.
“Megjithatë, përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë, edhe ky vit po na tregon një fqinj të vjetër i cili po përkeqësohet. Javën e kaluar, dy qytetarë të Kosovës, Xhavit dhe Hasan Dakaj, u ndaluan dhe u arrestuan në Serbi. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg. Kjo është sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe Nezir Mehmetajn. Mehmetaj po mbahet në burg për gjoja krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë, në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë. Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Serbia. Përgjigje s’kemi pranuar kurrë”, ka deklaruar kryeministri.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











