Kosova
Arrestimi për mashtrim me viza pune, policia u kërkon viktimave të rasteve të lajmërohen
Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës ka arrestuar një shtetase të Republikës së Kosovës nën dyshimet për mashtrim me viza pune.
Sipas Policisë, ajo me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka mashtruar të paktën 9 persona duke iu premtuar terminë për viza pune.
“E dyshuara A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se me këtë rast policia ka sekuestruar disa pasaporta, 2 telefona, shtëpizë kompjuteri, një shumë të parave etj.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet mes tjerash.
Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë qenë viktima të rasteve të tilla të lajmërohen.
“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet nga policia.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












