Kosova
Arrestohen 3 persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Paparaci ka zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, H. Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.
Familja e vajzës së vetëvrarë kishte fajësuar për këtë vetëvrasje shoferin e autobusit, G. Gjokaj.
Gazeta Sinjali mëson se të arrestuarit janë H. Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, K. dhe M. Mehmetaj.
Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30, ku pritet të japë detaje rreth arrestimeve.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë në drejtim të autobusitm, i cili ishte në lëvizje.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













