Bota
Gjermani: Sekuestrohet drogë, arrestohen 6 persona
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar një sasi prej 220 kg marihuanë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, të cilët dyshohet se janë me origjinë shqiptare, gjermane, turke dhe spanjolle.
Siç raporton media gjermane Bild, droga ka një vlerë prej 2.2 milionë euro.
“Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në dhjetë vjetët e fundit”, thotë Frank Schröter, zëdhënësi i Policisë në Dresden, transmeton albinfo.ch.
Sipas zyrës së prokurorit publik të Drezdenit, në fund të prillit u kontrolluan gjithsej pesë apartamente në Leipzig dhe Berlin, një depo në Centralen Brandenburg dhe një kamion cisternë, ku u gjet edhe sasia e drogës.
Përveç drogës, policia sekuestroi edhe 34 mijë euro, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 22 deri në 45 vjeç.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










