Maqedonia
Arrestohen dy persona që vendosën flamurin shqiptar në kalanë e Ohrit
Mediat në Maqedoni kanë raportuar se janë arrestuar dy persona nga një grup i këngëve dhe valleve folklorike, të cilët kishin vendosur flamurin kuq e zi në kalanë e Samuilit në Ohër.
Ndaj këtij rasti ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilëve flamuri ishte vendosur për shkak të koreografisë, e jo për ndonjë qëllim provokues, shkruan albinfo.ch.
Ata po ashtu janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin dhe kanë thënë se kur vjen puna te simbolet shqiptare, vazhdon mentaliteti diskriminues.
“Ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, sipas informacioneve që kemi, aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt, por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore arbëreshe. Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd, aq më pak kur dihet se në Maqedoninë e Veriut shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autokton”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Sipas ASH-së, ky incident e dëmton imazhin edhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana












