Kosova
Arrestohen dy serbë në veri, në veturë mbanin armë, flamuj serbë e emblema nacionaliste
Raportohet se dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në veri të vendit, pasi mbrëmë gjatë kontrollit në veturën me të cilin qarkullonin të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përcjell albinfo.ch.
Vetura e ndaluar nga policia ishte me targa të Sllovenisë.
Policia e Kosovës njofton se dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoreshin për veprime të dhunshme janë:
-një shufër metalike (policore),
-një maskë kamuflazhi,
-disa thika,
-disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
-disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
-telefona celularë,
-sprej të ndryshëm,
-sfera metalike,
-lidhëse plastike,
-një automjet,
-një kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
-një kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
-një çekan etj.
Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











