Kosova
Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani
Raportohet se dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar qytetarë të shumtë për viza punë për në Kroaci dhe Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, derisa ka treguar për ndalimin e dy këtyre personave, ka bërë të ditur se nga qershori i vitit të kaluar ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për të pajisur qytetarët e Kosovës me viza punë për në shtetin kroat dhe atë gjerman.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin kroat dhe gjerman. Më datë 19.01.2022 njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest, është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë, si bashkëkryerës në veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Tutje thuhet se “këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat e tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin ‘Timi & Zaimi’, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave”.
Më tej thuhet se Prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti.
“Deri në këtë fazë, Prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pasur parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bën thirrje te të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











