Lajme
Arrestohen hajnat e shtëpive të mërgimtarëve
Dyshohen për një numër vjedhjesh të rënda, të kryera kryesisht nëpër shtëpitë të pabanuara
Gjashtë persona janë arrestuar në Suharekë si të dyshuar për një numër vjedhjesh të rënda, të kryera kryesisht nëpër shtëpitë të pabanuara, pronarët e të cilëve gjenden në shtete perëndimore. Atyre iu janë gjetur pajisje elektro-shtëpiake.
Policia rajonale në Prizren bëri të ditur se janë arrestuar katër meshkuj dhe dy femra, F. M. (1990), A. Sh. (1981), J. M. (1989), H. M. (1987), F. M. (1992), si dhe H. Sh. (1974), me dyshimin e bazuar se këta kanë kryer seri vjedhjesh, transmeton JNK.
“Hetuesit policorë nga Stacioni Policor në Suharekë kanë kryer një operacion bastisjesh të shtëpive në fshatin Vraniq të Suharekës, me ç’rast kanë bastisur dy shtëpi banimi me urdhëresë të Gjykatës”, ka njoftuar zëdhënësi rajonale Hazir Berisha.
Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur prova të bazuara që ndërlidhen me rastet e raportuara nga ana e qytetarëve dhe kanë sekuestruar këto gjësende: një shporet elektrik, një frigorifer, një lavatriqe, pajise elektrike pune, një kompjuter dhe rroba.
“Gjatë hetimeve fillestare, policia ka siguruar fakte të konsiderueshme se personat e lartcekur dyshohet se kanë vepruar në grup, në mënyrë të organizuar, si dhe dyshohet se kanë kryer rreth gjashtë vepra të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpitë kryesisht të pabanuara, ku pronarët gjinden përkohësisht në shtetet perëndimore”, tha Berisha.
Në konsultim me prokurorin Publik të Shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, derisa hetues policorë po zhvillojnë hetime intensive.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












