Lajme
Arrestohen në Zvicër dy persona lidhur me sulmin në Vjenë
Drejtoria e Sigurisë e Cyrihut më parë ka informuar për krijimin e task forcës "Vjena" të policisë së kantonit
Një njësi speciale e policisë ka arrestuar sot në Winterthur dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy shtetas zviceranë, raporton Agjencia Zvicerane e lajmeve, SDA.
Ekziston një dyshim për lidhjen midis të arrestuarve dhe atentatorit që ka kryer sulmin në Vjenë në mbrëmjen e të hënës.
Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave, ka njoftuar të martën policia e Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Njësia speciale arriti të arrestonte dy personat në Winterthur, në koordinim me autoritetet austriake.
Se deri në çfarë mase kishte një lidhje midis tyre dhe vrasësit të dyshuar nga Vjena është subjekt i sqarimeve të mëtutjeshme.
Autoritetet kanë për qëllim sqarimin e plotë të një përfshirjeje të mundshme në krim të dy personave në fjalë.
Drejtoria e Sigurisë e Cyrihut më parë ka informuar për krijimin e task forcës “Vjena” të policisë së kantonit, përcjell albinfo.ch. Kjo trupë ka për detyrë të kontrollojë nëse ka ndonjë lidhje midis akteve të Vjenës dhe atyre në Kantonin e Cyrihut.
Sulmi terrorist me një prejardhje islamike në Vjenë të hënën në mbrëmje mori katër jetë dhe 22 të plagosur, disa rëndë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












