Lajme
Arrestohen 4 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë, të dyshuar për terrorizëm
Një 28 vjeçar, shtetas kosovar, një shtetas 29 vjeçar i Maedonisë së Veriut, një shtetas kosovar 26 vjeçar dhe një shtetas i dyfishtë zvicerano-kosovar 34 vjeçar
Policia federale, me kërkesë nga Prokuroria Federale ka arrestuar sot katër të dyshuar për terrorizëm, pas kontrollit të shtëpive të tyre në kantonin e Fribourgut, shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua nga Ballkani (Kosova dhe Maqedonia) të moshës midis 26 dhe 34 vjeç.
Sipas deklaratës nga prokuroria federale, arrestimet kanë të bëjnë me dy procedime penale që janë hapur në dy muajt e fundit, transmeton albinfo.ch.
Të akuzuarit akuzohen për shkelje të ligjit i cili ka shpallur të ndaluara grupet si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik si dhe organizatat e lidhura me të dhe për mbështetjen ose pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.
Të arrestuarit janë: një 28 vjeçar, shtetas kosovar, një shtetas 29 vjeçar i Maedonisë së Veriut, një shtetas kosovar 26 vjeçar dhe një shtetas i dyfishtë zvicerano-kosovar 34 vjeçar.
Të katër të akuzuarit janë me banim në kantonin e Fribourg, sipas zyrës së prokurorit federal.
Meqenëse të dyshuarit për terrorizëm ishin në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi janë kryer në të njëjtën kohë, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit, Shërbimi Federal i Inteligjencës (NDB) ishte gjithashtu i përfshirë në operacionin anti-terrorist.
Prokuroria Federale, për arsye taktike, nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj të mëtejshëm. Ajo ka thënë se do të komentojë përsëri mbi procedurat penale në kohën e duhur.
Për të gjithë personat e akuzuar vlen perezumimi i pafajësisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












