Lajme
Arrestohen pesë shqiptarë, me pesë kg heroinë dhe një kg kokainë
Në Grenchen (SO) u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë dhe më shumë se 20 mijë franga cash
Policia sekuestron sasi të mëdha droge dhe kap 6 tregtarë
Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të arrestojë gjashtë tregtarë të dyshuar droge në Grenchen gjatë javëve të fundit. Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike janë sekuestruar disa kilogramë drogë dhe disa mijëra franga cash, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë materje përpunimi dhe më shumë se 20 mijë franga cash, shkruan 32today.ch.
Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar. Gjashtë personat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.
(Foto: Kapo Solothurn)
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












