Kosova
Arrestohen pronarët e “Prishtina Jet”, Policia fton qytetarët t’i paraqesin rastet e mashtrimit
Pronarët e agjencisë "Prishtina Jet" janë të dyshuar për mashtrim
Ardhja e bashkatdhetarëve për pushime në Kosovë, ka rritur edhe tendencën për mashtrime me bileta. Pronarët e agjencisë “Prishtina Jet” janë të dyshuar për mashtrim dhe policia ka kryer arrestime lidhur me këto dyshime, raporton Albinfo.ch.
Policia ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronarë të agjencisë “Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale “mashtrim” me bileta të udhëtimit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia ka ftuar të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqiten në polici, në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.
Në njoftim thuhet se palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Mitrovicë-jug, Mitrovicë Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












