Lajme
Arrestohen serbët që bartnin emigrantë kosovarë
Dy serbë u arrestuan pasi po bartnin ilegalisht tetë shtetas të Kosovës, në mënyrë të jashtëligjshme
Policia e Kroacisë ka bërë të ditur se ka përfunduar një hetim penal kundër dy shtetasve serbë, pasi janë kapur duke bartur ilegalisht tetë qytetarë nga Kosova, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kroaci, bëjnë të ditur mediat vendase.
Policia kroate gjatë një aksioni më 3 nëntor kishte ndalur një veturë me targa serbë, që drejtohej nga 38-vjeçar, shtetas serb, kurse në veturë ishin edhe katër qytetarë të Kosovës, prej tyre një i mitur, përcjell albinfo.ch.
Po të njëjtë ditë, u ndalua edhe një veturë tjetër, që drejtohej nga një shtetas serb dhe gjithashtu edhe në atë veturë ishin katër kosovarë, dy të vjetër dhe dy të mitur.
Nga hetimet është konstatuar se qytetarët e Kosovës në mënyrë të paligjshme në këmbë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, të cilët pastaj janë marrë nga dy drejtuesit e makinave.
Dy shtetasit serbë u ndaluan në njësinë e paraburgimit të departamentit të Istrias, për shkak të shkeljes së Ligjit për të huajt. Qytetarët e Kosovës janë larguar nga territori kroat, në vendkalimin kufitar Tovarnik, ku i janë dorëzuar Policisë së Serbisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












