Letërsi

Ilir Xheladini

Shkrimtar

Libri i parë i autorit shqiptar Ilir Xheladini i shkruar në gjuhën frënge, romani për fëmijë «Midax, l’araignée voyageuse», është duke ngjallur interesim të madh te lexuesi në Zvicrën frankofone. Disa muaj pas botimit, atij po i bëhen disa organizime të natyrës promovuese, që edhe për vetë autorin janë befasuese.

“Libri ka ngjallur një kërshëri të madhe dhe më mahnitin e-mailet e shumtë që marr nga lexuesit. Nga këto rrjedhin edhe dy ngjarje që do të organizohen këto ditë në qytetin e Neuchâtel-it”, thotë për albinfo.ch Ilir Xheladini.

Aktiviteti i parë është më 29 janar nga ora 12h15 deri më 13h00 dhe mbahet në teatrin “Théâtre du Passage”. Është fjala për një takim me autor, në këtë rast do paraqitem para lexuesve dhe do ta prezantoj p librin tim.

Ndërsa aktiviteti i dytë është me 1 shkurt, nga ora 14h00 deri më 16h30. Ai mbahet në librarinë “Payot” e cila është libraria më të madhe në qendër të qytetit (Neuchâtel-it). Këtu do të  jem prezent për të nënshkruar librat atyre që i blejnë, ose siç quhet këtu në një “seancë dedikimi”.

Xheladini më tutje shprehet se e gjithë kjo bujë e ka gjetur të befasuar dhe gjithsesi, e ka bërë të lumtur. “Jam duke lundruar në një botë që nuk e kam njohur, e të shohësh posterët në gjithë librarinë me emrin tënd, sigurisht të bën shumë të lumtur”, pranon Ilir Xheladini.

Ilir Xheladini 2

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriIlir Xheladini
  • Prejardhja:Prishtinë-Kosovë
  • Vendi ku vepron:Neuchatel-Zvicër
  • Profesioni:Shkrimtar

  WHO’S WHO të tjera