Jeta në Zvicër

Arrestohen shqiptarët, punonin ose qëndronin ilegalisht në Zvicër

Të mërkurën policia kantoniale e Wil SG ka kontrolluar dy kantiere ndërtimesh në St. Peterstrasse, ku u mundësua arrestimi i tre grave dhe një burri, shkruan SDA.

Komisioni i Tregut të Punës vërtetoi se dy gra shqiptare punonin në të zezë, gjithashtu në kantier ndodheshte edhe një 44 vjeçar nga Kosova dhe një 22 vjeçar nga Maqedonia, të cilët qëndronin ilegalisht në Zvicër. Lajmin e konfirmoi edhe policia e St.Gallen.

Ndaj të katër personave është ngritur ecuri penale dhe me gjasë do dëbohen drejt vendeve të origjinës.