Kosova
Arrestohen tre serbë për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre serbëve të dyshuar për “krime të luftës kundër popullatës civile” gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim.
Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Pas arrestimit të tyre ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, që thotë se i arrestuari në Zveçan, D.M., është ish-polic. Ndërkohë për të arrestuarin I.E. ka pretenduar se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ata janë dërguar në drejtim të panjohur, në jug të Ibrit. Zyra për Kosovë ka ofruar menjëherë avokatë për serbët e arrestuar, të cilët po përpiqen ta mësojnë se ku janë dërguar, sepse familjet e tyre nuk kanë informacion të detajuar për më të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











