Shqipëria
Arrestohet basketbollisti shqiptar që e rrahu gjyqtarin
Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e turpshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në basketbollin shqiptar, në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në qytetin e Durrësit.
Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu, në një moment pakënaqësie me arbitrimin, ka shkuar pranë njërit prej gjyqtarëve, Jurgen Muhos dhe ka humbur toruan, duke e qëlluar disa herë me grushte dhe rrëzuar në tokë.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës së Daliut që të ndalej ky i fundit, që përveç arbitrit, goditi rëndë edhe imazhin e sportit të basketbollit në vendin tonë.
Ndërkohë sot paradite, Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar basketbollistin Bruno Daliu, me akuzën për goditje për shkak të detyrës, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë, shkruan reporteri, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












