Lajme
Arrestohet “bosi” i kontrabandës me emigrantë
Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari është D. S. i lindur me 1955 në komunën e Gjakovës. Atij i janë konfiskuar 21 pasaporta jugosllave dhe dokumente tjera
Autoritetet e Kosovës po tregojnë rezultate konkrete në luftën kundër trafikimit me emigrantë, duke e kuptuar se refugjatët e rremë në Bashkimin Evropian mbeten “kancer” për liberalizimin e vizave. Të mërkurën Policia e Kosovës konfirmo arrestimin e një bosi të kontrabandës me emigrantë.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale të kontrabandim me emigrantë”, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë këtij operacioni, siç thuhet në njoftim, Policia ka realizuar një bastisje në fshatin Hereq në komunën e Gjakovës duke konfiskuar një numër të konsiderueshëm të dokumenteve, për të cilat dyshohet se i arrestuari i ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
Sipas Policisë, i arrestuari është D. S. i lindur me 1955 në komunën e Gjakovës.
Gjatë arrestimit atij i janë konfiskuar: 21 pasaporta jugosllave, 8 pasaporta të Republikës së Kosovës, 23 letërnjoftime të Republikës së Serbisë; 2000 (dy mijë) €, të holla të gatshme të cilat dyshohet të jenë pranuar nga viktimat e kontrabandimit;
214 certifikata të lindjes të Republikës së Serbisë, etj.
“Ky operacion policor është kryer duke zbatuar një urdhër bastisje nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i krimeve të rënda. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












