E-Diaspora
Arrestohet hajduti në Zvicër: Vidhte kuleta të punëtorëve
Policia kantonale e Valais ka ndaluar një hajdut të njohur. 44-vjeçari nga Kosova, që nga viti 2013, kishte kryer 80 krime të ngjashme, shkruan ‘Blick’.
Vetëm në kantonin e Valais, ai kishte bërë 34 vjedhje, duke marrë rreth 40 mijë franga, përcjell albinfo.ch.
Vepra e fundit në gusht të vitit 2018 ishte fatale për kosovarët që banonin në kantonin e Biel-it, siç njoftoi të martën policia kantonale e Valais.
Një punonjës vuri re vjedhjen e portofolit, por edhe pse hajduti arriti që të ikë, policia e ka identifikuar personin, të cilin e arrestoi.
Ai shkonte me biçikletë në çdo vend ndërtimi dhe kishte vjedhur kartelën e punëtorëve të ndërtimit, përcjell tutje albinfo.ch.
Hajdutët arritën që të tërheqin para me kartat bankare të vjedhura, sepse disa nga pronarët kishin mbajtur kodin PIN brenda kuletave të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide














