Lajme
Arrestohet kosovari, akuzohet për 60 vjedhje
Ai akuzohet se ka kryer rreth 60 vjedhje ose plaçkitje në Luginën e Rhine-s (Rheintal) midis pranverës dhe vjeshtës 2022
Policia Kantonale e St.Gallen-it, e udhëhequr nga prokuroria publike e po këtij kantoni dhe zyra e hetimve në Altstätten, ka identifikuar një kosovar 39-vjeçar i ciloi akuzohet se ka kryer shumë delikte, transmeton albinfo.ch. Mes tjerash atij i ngakohen disa dhjetëra vjedhje të kryera në periduhën mes të pranverës dhe vjeshtës 2022.
Në pranverën e vitit 2022, në zonën e Shën Margretenit ishte shtuar numri i vjedhjeve. Këto shtriheshin në komunat fqinje në drejtim të jugut, shkruan tagblatt.ch. Ishin prekur pothuajse ekskluzivisht pronat komerciale.
Hetimet e gjera dhe vlerësimet e gjurmëve kanë çuar në dyshimin e një 39-vjeçari kosovar të njohur për policinë. Ai u arrestua në fillim të tetorit.
Hetiet rreth tij kanë përfunduar. Ai akuzohet se ka kryer rreth 60 vjedhje ose plaçkitje në Luginën e Rhine-s (Rheintal) midis pranverës dhe vjeshtës 2022, përcjell albinfo.ch. Janë vjedhur vetëm para me vlerë rreth 70,000 franga.
Dëmi pasuror i shkaktuar i kalon 90 mijë franga. Në intervista, i akuzuari ka pranuar 35 raste. Kosovari kishte lejen e qëndrimit B, e cila i jepte të drejtë të qëndronte më gjatë në Zvicër.
Ai ka jetuar në luginën e Rhine dhe ka financuar jetesën e tij me deliktee e kryera. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













