E-Diaspora

Arrestohet kosovari që po punonte pa letra në Zvicër

Policia zvicerane në aksion

Nga njëzet kontrolle të autoritareve zvicerane në kantonin e Schwyz, policia i ka arrestuar tre persona, të cilët ishin duke punuar jashtëligjshëm në Zvicër.

Njëri nga të arrestuarit ishte nga Kosova, ndërsa dy tjerët njëri nga Siria e tjetri nga Vietnami. 26-vjeçari nga Kosova u kap nga autoritet derisa ishte duke punuar si berber pa leje pune, shkruan 21 Minuten.

Si berber po punonte edhe 19-vjeçari sirian, teksa u kap nga policia zvicerane. Gjithashtu i paligjshëm ishte një vietnamez 39-vjeçar, i cili ishte i punësuar në një restorant në Goldau në kuzhinë.

Të arrestuarit tani do të duhet t’i përgjigjen prokurorit, kanë njoftuar autoritetet zvicerane, përcjell Albinfo.ch.