Lajme
Arrestohet maqedonasi që tërhoqi zvarrë Ziadin Selën
Punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Toni Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin shqiptar, Ziadin Sela
Inspektorët shqiptarë të Policisë në Kumanovë kanë arrestuar Toni Trajkovskin, maqedonasin që sulmoi dhe tërhoqi zvarrë deputetin Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë. Ai është arrestuar në Kumanovë, derisa po hynte në një restorant, ndërsa njohët si mbështetës i zjarrtë i partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE.
Gazeta Koha merr vesh se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, përfaqësuesin e Aleancë për Shqiptarët, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm nga policia.
Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë. Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës.
Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa nesër në mëngjes, ai do ta nisin drejt Shkupit, për t’u përballu me drejtësinë.
Toni Trajkovski në videon e shkurtër kur sulmohet Sela është i moshuari tullac me mjekër të bardhë. Ai kishte kapur zvarrë Selën duke e nxjerr nga salla, të alivanosur.
Sela, një javë pas sulmit barbarë në Kuvend, është në regjim shtëpiak të kurimit, ndërsa bashkëpunëtorët e tij thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti pritet t’i kthehet aktiviteteve politike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”








