Lajme
Kapet në Frankfurt shqiptari: Ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje
Pasi personi në fjalë kishte vuajtur tashmë një pjesë të dënimit, ai ishte liruar me kusht në nëntor të vitit 2017 dhe pastaj ishte hedhur në ilegalitet,
Hetuesit e Policisë Federale kanë arrestuar një person të kërkuar si vrasës për të cilin ishte ngritur një urdhër arresti ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch. Arrestimi është bërë në aeroportin e Frankfurtit, sipas një njoftimi për shtyp të policisë, të publikuar të martën.
Prangat kanë rënë kur 42-vjeçari shqiptar po donte të nisej për në Stamboll pasditen e 1 janarit, shkruan Tagesspiegel.de.
Siç thuhet më tutje në komunikatë, organet ligjzbatuese shqiptare e kishin shpallur atë në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet për vrasjen e një oficeri të lartë policie në Shqipëri së bashku me babain e tij, në gusht të vitit 2000.
Pasi personi në fjalë kishte vuajtur tashmë një pjesë të dënimit, ai ishte liruar me kusht në nëntor të vitit 2017 dhe pastaj ishte hedhur në ilegalitet, transmeton albinfo.ch. 42 vjeçari tashmë pret në burgun gjerman për t’u ekstraduar pranë autoriteteve shqiptare.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










