Kosova
Arrestohet në Serbi për fanellën e UÇK-së: Në pranga një shtetas italian 35-vjeçar
Policia serbe në qytetin e Prokuples ka arrestuar një shtetas italian, 35-vjeçar, me inicialet E.E, pasi ishte parë duke mbajtur fanellë me mbishkrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportoi portali serb “b92” të shtunën mbrëma.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij, një “Peugeot”, autoritetet serbe kanë gjetur në bagazh edhe një çantë me një tjetër fanellë të ngjyrës së gjelbër që mbante simbolin e UÇK-së.
Sipas burimit të njëjtë, italiani është ndaluar për 48 orë paraburgim, pas së cilës pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple për procedura të mëtejshme penale.
Ky nuk është rasti i vetëm i tillë në ditët e fundit të enjten, mediat serbe raportuan për arrestimin e një shqiptari 53-vjeçar, me inicialet D.P, në pikëkalimin kufitar të Merdarit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










