Kosova
Arrestohet një person, dyshohet për fotografim të fletëvotimit
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan.
Prokurori i Shtetit pas intervistimit ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit” të procedohet në procedurë të rregullt teksa bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
“Më datë 09.02.2025, rreth orës 07:35, Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, vëzhguesit e qendrës kanë vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së, ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












