Kosova
Arrestohet një person në Rahovec, dyshohet për vrasjen e vëllait nga Zvicra
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe më pas është ndaluar personi me inicialet G.K., nga fshati Bërnjak i Rahovecit, i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K., i cili pasi kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.
Përmes një komunikate të drejtuar medieve Prokuroria bën me dije se pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K., ku në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu. “Po ashtu, pas një pune operative, është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhojë, e cila pas ekzaminimit të forenzikës është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.
Gjatë intervistimit në Polici, ku prezent ka qenë edhe prokurori i rastit, i dyshuari G.K. e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet, duke përshkruar në hollësi mënyrën sesi ka vepruar në ditën kritike.
Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë














